Kërpudhat turke morel janë shumë të kërkuara në të gjithë botën dhe janë të njohura për vlerat e tyre ushqyese, aromën dhe shijen intensive.
Kërpudhat e mëdha janë të zakonshme prej vitesh, por së fundmi në Elazig, në Turqinë lindore, është gjetur një kërpudha me peshë sa 13 kilogramë.
Praktikisht, banorët e fshatit Karagedik fillimisht mendonin se ishte një shkëmb. Me një kërkim më të mirë, ata kuptuan se ishte një kërpudha e madhe. Vendasit pretendojnë se nuk është helmuese, pra se është e ngrënshme, shkruan gazeta turke “Daily Sabah”.
Kërpudhat rriten në zonat pyjore në të gjithë Turqinë, kryesisht në zonat pyjore që janë të pasura me pisha dhe lis.
Shiten të freskëta dhe të thata dhe kërkesa më e madhe për to është në tregun evropian. Ato përmbajnë 42 për qind proteina të cilësisë së lartë, minerale esenciale dhe pak kalori, gjë që i bën ato ideale për një dietë të shëndetshme.
Ato përdoren për të bërë supë, salcë dhe produkte farmaceutike./abcnews.al