Gjendet i vetëvarur një 27-vjeçar në Gjirokastër

schedule19:03 - 28 Qershor, 2023

schedule 19:03 - 28 Qershor, 2023

Një 27-vjeccar është gjendur i vetëvarur nga familjarët e tij në afërsi të banesës. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:30, në fshatin Gërhot, Gjirokastër, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur një 27-vjeçar.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al