Gjendet i vdekur në kodrat e Xhyherinës shtetasi Arjan Berberi banues në Vlorë.
Policia ka konfirmuar lajmin. Shtetasi Arjan Berberi ishte larguar nga shtëpia e tij në lagjen “Pavaresia” të Rajonit Nr. 2 pasditen e 4 shkurtit dhe që nga ajo ditë nuk ishte parë më.
Pas denoncimit të zhdukjes së tij policia ka njoftuar pasditen e sotme se një bari i zonës ka njoftuar policinë për një person të varur në degën e një ulliri.
Pas verifikimit nga familjarët rezultoi se ai ishte shtetasi Arjan Berberi i zhdukur prej 4 ditësh.
Theksohet fakti që shtetasi në fjalë vuante nga çrregullime mendore pas divorcit dhe kthimit nga Italia që në vitin 2001./abcnews.al