Një 35-vjeçar në Shkodër është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij. Sipas policisë dyshohet se ai është vetëvarur.
Policia bën me dije po punohet për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.
“Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi Gj. L. 35 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /Abcnews.al