Gjendet i vetëvarur 24-vjeçari në Sarandë

schedule13:21 - 30 Janar, 2021

schedule 13:21 - 30 Janar, 2021

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Policia e Sarandës këtë të shtunë.  Një 24-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një pemë në stanin ku i riu me inicialet F.R., edhe punonte.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në malin e Sopikut, në Sarandë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!