Një person rreth, identiteti i të cilit ende nuk dihet është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Nuk dihen ende çfarë që mund të kenë shkaktuar vdekjen e tij. Trupi është transportuar në morgun e qytetit të Elbasanit për të përcaktuar shkaqet. Burime bëjnë me dije për ABC se ai nuk ka pasur mjet identifikimi me vete.
“Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe shkakun e humbjes së jetës”, njofton policia.
/mv.abcnews.al

