Një 60-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.
Sipas policisë F.I rreth 60-vjeç banues në Astir në kryeqytet, ka qenë në banesën e tij momentin kur i ka dhënë fund jetës.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkakun që e çuan 60-vjeçarin të marrë këtë vendin tragjik.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/