VAUN I DEJËS- Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Vaun e Dejës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun.
“Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.