Gjendet i vdekur 62-vjeçari te “Përroi i thellë” në Këlcyrë

schedule12:00 - 23 Korrik, 2023

schedule 12:00 - 23 Korrik, 2023

Një 62-vjeçar është gjetur i vdekur një 62-vjeçar te vendi i quajtur “Përroi i thellë” në Këlcyrë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, në fshatin Tolar, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi S. S., 62 vjeç, banues në fshatin Tolar, Këlcyrë”,  thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, blutë po punojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!