Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fier. Mësohet se ai nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen “Kryengritja e Fierit”, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete, shtetasi 58 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit./abcnews.al