TIRANË- Një trup i pajetë është gjetur në lumin Lana, afër zonës së “Brrylit” në Tiranë.
Policia thotë se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.