Gjendet i pajetë një i moshuar në Vlorë, trupi ishte i dekompozuar

schedule11:06 - 10 Maj, 2021

schedule 11:06 - 10 Maj, 2021

Një trup i i dekompozuar është gjetur këtë të hënë në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij  ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij  ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet  se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al