Gjendet i pajetë një holandez në Sarandë

schedule18:57 - 10 Qershor, 2022

schedule 18:57 - 10 Qershor, 2022

Një shtetas holandez është gjetur i pajetë në qytetin e Sarandës ditën e sotme. Policia bën me dije se ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.

Në 17:20, në Sallën Operative të Komisariatit të Sarandës telefonon një shtetase, se në ballkonin e pallatitt përballë saj, një person ishte I shtrirë në dysheme dhe qeni I qëndronte mbi trup.
Burime: Policia njoftoi ambulancën, zjarrfiksen dhe u nisën tek pallati ku banonte holandezi.

Pasi trokitën në banesë nuk u përgjigj njeri. Derën e hapën me ndihmë e zjarrfikësve. Në ballkon u kontatua pa shenja jete Jioan Val Whik. Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune, dyshohet vdekje natyrale.

Njoftimi i policë:

Më datë 10.06.2022, në Sarandë, në ballkonin e banesë është gjetur i pajetë shtetasi hollandez J. W., 66 vjeç, banues në Sarandë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!