Gjendet i pajetë në pyllin e Konispolit një 65-vjeçar, dyshohet se u sulmua nga derrat e egër

schedule09:23 - 20 Maj, 2021

schedule 09:23 - 20 Maj, 2021

Sarandë – Bekim Brahimi, 65-vjeçari është gjetur pa shenja jete në fshatin Janjar në Konispol, shumë afër kufirit me Greqinë.

Mësohet se 65-vjeçari kishte shkuar i vetëm në këtë zonë të pyllëzuar për bimë medicinale, ndërsa mëngjesin e sotëm është konstatuar i vdekur. Në trupin  e tij raportohet se kishte plagë të rënda, çka ka bërë që autoritetet të dyshojnë se është sulmuar nga derrat e egër, për të cilët kishte dalë të gjuante.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor që do të zbardh më tej se çfarë ndodhi me 65-vjeçarin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!