Gjendet i pajetë në liqen, 41 vjeçari në Belsh

schedule13:29 - 9 Gusht, 2023

schedule 13:29 - 9 Gusht, 2023

Një 41 vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të mërkure në një nga liqenet që ndodhen në Belsh.

Sipas informacioneve mësohet se viktima është gjetur pa shenja jete në ujërat e një prej liqeneve në Belsh, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të viktimës, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!