Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një burrë rreth 50 vjeç është gjetur i vdekur në breg të lumit Shkumbin në fshatin Shushicë të Elbasanit.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Shushicë, Elbasan, në breg të lumit Shkumbin, është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe iderifikimin e kufomës./abcnews.al