Një 59-vjeçar është gjendur i pajetë në Elbasan. L. B., banues në fshatin Gjinar, u gjet nga banorët e zonë në një përrua. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al