Mëngjesin e sotëm është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur 23-vjeçari shurdh-memec Llazar Palla,i zhdukur disa ditë më parë.
Ai u gjet nga polumbarët e RENEA-s, pas kërkimit në vendin ku edhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë.
Familjarët e 23-vjeçarit Llazar Palla,kishin denoncuar në polici se vëllai i tyre shurdh-memec ishte zhdukur dhe dyshimet e tyre ishin se ai mund të ishte mbytur.
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve, që pas 3-ditësh kanë mbërritur dhe e kanë gjetur trupin e pajetë të djalit, që është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore./abcnews.al/