Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të marte në një kanal në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Policia bën me dije se viktima është një 54 vjeçar me iniciale N. P., banues në lagjjen “Nënë Tereza”, Lezhë i cili dyshohet se ëhstë mbytur aksidentalisht.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 54 vjeçari ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, në trupin e tij nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjjen “Nënë Tereza”, Lezhë.
Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes. /abcnews.al