TIRANË- Një efektive policie është gjetur e vdekur pasditen e kësaj të premteje. Viktima është identifikuar si Aldorjana Loshi.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se 21-vjeçarja punonte si efektive në komisariatin nr.5. Nga hetimet paraprake dyshohet se policja ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Efektivja prej afro një viti e gjysmë punonte si efektive e patrullës në qytetin e Kamzës, ndërsa në punë nuk ka pas shfaqur asnjë shqetësim. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave./ abcnews.al