Një 31-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka dhënë detajet.
“Më datën 13.05.2020 në ora 21:00, Policia ka pranuar informatë për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda në një banesë, e cila gjendet në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë”, është shprehur Kelani.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plot të saj./abcnews.al