Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës.
Një 60 vjeçare, banuese në Durrës është gjetur pa shenja jetë. Dyshohet se viktima është mbytur duke u larë në det.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.