Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet e pajetë e moshuara në Sarandë, dyshohet se ra aksidentalisht në pus

schedule15:51 - 19 Nëntor, 2025

schedule 15:51 - 19 Nëntor, 2025

Sarandë – Një e moshuar është gjetur e pajetë, në një pus. Sipas policisë dyshohet se 71-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht në pusin që ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Metoq, në Sarandë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja 71 vjeçe. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!