Gjendet e ngordhur në plazhin e Zelandës së Re balena më e rrallë në botë

schedule08:21 - 16 Korrik, 2024

schedule 08:21 - 16 Korrik, 2024

Një balenë e ngordhur e gjetur kohët e fundit në një plazh të Zelandës së Re ka shumë të ngjarë që i përket specieve më të rralla në botë me dhëmbë lopata, thanë shkencëtarët.

Askush nuk e di saktësisht se sa ekzemplarë ka të kësaj specie, si hanë, apo edhe ku jetojnë në hapësirat e Paqësorit Jugor, raporton AP.

Sipas raporteve, është një mundësi për shkencëtarët që ta diskojnë dhe studiojnë atë në detaje, dhe besohet të jetë ky lloj i veçantë balene bazuar në modelet e saj, si dhe formën e kafkës dhe dhëmbëve të saj.

” Ne dimë shumë pak, pothuajse asgjë, për këto krijesa”, tha shkencëtarja e Agjencisë së Konservimit Hannah Hendricks. Ajo shtoi se ky zbulim do të japë informacion të jashtëzakonshëm shkencor.

Vetëm gjashtë balena të tjera të tilla janë gjetur deri më tani, dhe ekzemplarët e gjetur në plazhet e Zelandës së Re deri më tani nuk janë ruajtur mjaft mirë për analizën e ADN-së.

Kësaj radhe, studiuesit do të kenë mundësinë të ekzaminojnë në detaje ekzemplarin e gjetur dhe do të bashkëpunojnë me komunitetin lokal maori, i cili e konsideron balenën, taongën, si një qenie të shenjtë. Mbetjet e balenës së parë të kësaj specie u gjetën në vitin 1872 në Pit Island në Zelandën e Re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!