Gjendet e ngordhur breshka e rrallë në brigjet e Radhimës, ishte goditur nga helikat e motorëve ujor

schedule10:33 - 27 Maj, 2022

schedule 10:33 - 27 Maj, 2022

VLORË – Një breshkë e rrallë është gjetur e ngordhur në brigjet e jugut. Mësohet se në Radhimë është gjetur i ngordhur individi i ngordhur i breshkës detare të llojit Chelonia Mydas.

Breshka dyshohet të ketë ngordhur nga përplasja me një mjet motorik, e cila ka shkaktuar hematoma në pjesën e kokës dhe karapaksit. Breshkës iu morën të dhënat dhe ju plotësua formulari përkatës.

Kanë qenë dy turiste gjermane të cilat  njoftuan për praninë e breshkës në breg.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!