TIRANË- Gjendet arsenal armësh dhe mina në Nikël të Fushë Krujës. Policia e Shtetit ka identifikuar njërin nga personat, që mbante armët.
Paraprakisht, dyshohet se Ylli Zalla ka furnizuar me armë grupin e Rinasit, i cili vrau Gilamando Danin dhe plagosi agjentin e AMP, Muçi Shaljanin.
Nga kontrollet u gjet një automatik, një mitraloz, lëndë plasëse më shpërthim në distancë, disa granata, municion luftarak dhe disa granata.
Autoritetet vijojnë kërkimet për lokalizmin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

