Një 17-vjeçare, e cila rezultonte e zhdukur që prej 3 qershorit në zonën e Haidari në Greqi është gjetur. Mediat greke raportojnë se pas zhdukjes së adoleshentes Amanda fshihej një rrjet i trafikut të qenieve njerëzore.
Për këtë ngjarje është arrestuar një shqiptar i cili dyshohet se rrëmbeu dhe mashtroi të miturën, përcjell abcnews.al.
Shoqata “Buzëqeshja e Fëmijës” ka njoftuar se 17-vjeçarja është gjetur nga oficerët e policisë të Departamentit Anti-trafik të Sigurisë së Atikës. g.v/abcnews.al