Gjenden të vdekur në konteiner dy emigrantë në Greqi

schedule10:25 - 14 Shtator, 2020

schedule 10:25 - 14 Shtator, 2020

Dy emigrantë janë gjetur të pajetë në një konteiner në Greqi. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:50 në Aspropyrgos.

Sipas informacionit të parë, konteineri është i vendosur në një oborr të ndërmarrjes në zonën e rrugës Agiou Georgiou. Punonjësit e kompanisë ishin ata që gjetën të dy emigrantët të vdekur.

Sipas të njëjtit informacion, konteineri u përdor si strehim nga një prej dy të vdekurve, shkruan abcnews.al.

Nga të dhënat e pata mësohet se dy të vdekurit dyshohet të jenë nga Bangladeshi, njëri prej tyre ishte roje i sigurisë në kompani.

Të dy emigrantët u gjetën të vdekur në shtretër me dëmtime në kokë dhe qafë, ndërsa policia po shqyrton grabitjen si motivin më të mundshëm të krimit.

Policia tani po heton është nëse dëmtimet fatale janë shkaktuar nga një armë apo një objekt tjetër.

Trupat e pajetë u janë nënshtruar autopsisë, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!