Gjenden të pajetë në vilën e tyre në Toronto mbreti I farmaceutikës kanadeze dhe bashkëshortja e tij. Policia nis hetimet duke e konsideruar rastin si të dyshimtë.
Është një mister i vërtet ënë Kanada vdekja e një sipërmarrësi miliader shumë të njohur dhe bashkëshortes së tij. Trupat e pajetë u gjetën mbrëmjen e së premtes në vilën e tyre luksoze në një nga lagjet më eksluzive të Torontos.
Trupat e Barry Sherman, themelues i firmës gjigande farmaceutike Apotex, dhe bashkëshortes së tij Honey ndodheshin në bodrumin e vilës të cilën cifti e kishte nxjerrë në shitje. Alarmi është dhënë nga një agjent imobiliar I cili ndodhej në banesë për ta përgatitur para se t’ia tregonte klientëve të interesuar për ta blerë.
Autoritetet nuk konfirmuan identitetin e ciftit por mediat kanadeze e kanë publikuar menjëherë lajmin duke shtuar se nuk dihet ende shkaku i vdekjes, dhe se rasti konsiderohet I dyshimtë nga hetuesit.
Kryeministri kanadez shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ciftit me anë të një mesazhi në Tuiter ashtu si dhe ministri i Shëndetësisë Eric Hoskins./abcnews.al