Skriptet origjinale nga dy episodet e ‘Friends’ që nuk përfunduan kurrë si episode janë gjetur dhe do të dalin në ankand.
Në vitin 1998, një anëtar i stafit në Fountain Studios në Wembley, ku u filmuan këto dy episode, zbuloi dy drafte të finales së sezonit të katërt. Skenaret specifike kanë të bëjnë me dy episode që janë filmuar në Britani dhe janë gjetur në koshin e mbeturinave. Ndërsa ata kishin tentuar t’i shkatërronin në mënyrë që të mos zbuloheshe përfundimi i serialit, ato përfunduan në duart e drejtueses së ankandit të Hanson Ross, Amanda Butler.
Amanda dëshiron t’i shesë këto skenare. Ajo deklaroi se është e lumtur që shpëtoi një pjesë kaq të rëndësishme të ‘Friends’. Ndërkohë, skenaret pritet të shiten në ankand dhe do të përfshijnë gjithashtu një kapuç me logon e shfaqjes dhe një set DVD të Friends./abcnews.al