Gjenden mbetjet e avionit stërvitor të zhdukur në Greqi

schedule10:15 - 3 Shkurt, 2021

schedule 10:15 - 3 Shkurt, 2021

Mbetjet  e avionit stërvitor në Greqi janë gjetur në zonën e Elati, Janinë. Sipas informacionit të raportuar nga mediat greke, mbetjet u gjetën nga gjuetarë që lëviznin në zonën e Dikorfo, Zagori, vetëm 7 km nga Janina. Një ekip i EMAK ka shkuar në vendngjarje.

Avioni u nis më 31 janar nga Kozani për në Janinë dhe më pas u zhduk. Ai humbi gjurmët në Drakolimni, afër fshatit Miliotades në Zagori, në një distancë prej 5-7 milje në veri të qytetit të Janinës.

Në avion ndodhej vetëm piloti, shtetas i huaj, i identifikuar si Amar Ibrahim. Ai është një nga rreth 100 pilotët praktikantë nga Iraku që aktualisht jetojnë në qytetin e Kozani. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!