Mes stuhisë: Gjenden 50 sirianë në Vjosë, do iknin me gomone në Itali

schedule22:22 - 8 Janar, 2021

schedule 22:22 - 8 Janar, 2021

Pesëdhjetë klandestinë sirianë janë ndaluar në afërsi të grykëderdhjen së Vjosës në fshatin Poro, të njësisë administrative Novoselë. Sipas burimeve nga policia e Vlorës, në operacionin policor janë angazhuar FNSH, Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës.

Në zonë vijojnë kërkimet për mjete lundruese dhe persona të tjerë të përfshirë në  veprimtari kriminale të trafikimit. Burime gjithashtu bëjnë me dije se deri më tani. Në operacion morën pjesë, FNSH, Delta Force dhe policia kufitare.

Sipas burimeve mësohet se policia e Vlorës ka pasur në përgjim një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit. Klandestinët aktualisht janë sjellë në portin e Vlorës, ku dhe do të merren në pyetje. Ende nuk ka informacion nëse ka shqiptarë të shoqëruar.

NJOFTIMI I POLICISË

Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta. Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!