Gjenden 5 trupa të pajetë në një shtëpi në Australi

schedule19:05 - 9 Shtator, 2018

schedule 19:05 - 9 Shtator, 2018

Pesë trupa të pajetë u gjetën në një shtëpi në periferi të Perth-it në Australi. Lajmin e konfirmoi policia, sipas të cilëve mes të vdekurve ka edhe femra dhe fëmijë. Deri më tani është ndaluar një 20-vjeçar, i cili po merret në pyetje. Nuk dihet nëse viktimat kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin.

Australia është tronditur edhe herë të tjera nga raste të tilla. Në Korrik, një 19-vjeçar vrau një grua sëbashku me dy fëmijët e saj. Ngjarja ndodhi sërish në një zonë në periferi të Perth.

Ndërsa dy muaj më parë, shtatë persona u gjetën të vdekur në një zonë rurale. Kjo ishte vrasja më e madhe masive në vend që pas 1996-s. Policia e hetoi ngjarjen si vrasje dhe vetëvrasje pasi Peter Milles vrau veten dhe 6 të afërm, mes tyre edhe 4 nipër dhe mbesa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!