Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Alpet e Pastra”, policia e Shkodrës ka bërë të mundur asgjësimin e 3491 bimë narkotike cannabis sativa në disa fshatra përreth.
Sipas policisë mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë 100 forca policore të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, si dhe 6 dronë.
Gjatë kontrollit masiv të territorit, në të gjithë qarkun, janë evidentuar me anë të dronëve dhe goditur 6 raste të kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me autorët e përfshirë në këtë proces.
Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 304 bimë në Pult dhe Theth, Shkodër; 1021 bimë në fshatin Rrapsh, Malësi e Madhe; 2166 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës.
Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore./abcnews.al

