Policia holandeze arrestoi dy persona pasi gjeti 334 kilogramë kokainë në një ngarkesë me banane në portin holandez të Vlissingen. Kokaina u gjet të mërkurën, njoftoi Zyra e Prokurorit (OM).
Droga ishte në një ngarkesë me banane nga Kolumbia dhe sipas prokurorisë së shtetit, ajo kishte një vlerë rruge prej mbi 25 milionë euro. Ekipi i detektivëve të njësisë Zeeland-West Brabant nisi një hetim, i cili rezultoi në arrestimin e një 55-vjeçari, banues në Hendrik-Ido-Ambacht.
Shtëpia e të dyshuarit është kontrolluar të premten me urdhër të gjykatës dhe janë konfiskuar bartës të të dhënave digjitale, dokumente administrative, para, orë dhe dy makina. Ndërsa, pasdite në autostradën pranë Edes është arrestuar një tjetër 26-vjeçar. Të dy të dyshuarit janë aktualisht janë nën arrest të rreptë shtëpiak./abcnews.al