Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjen 11 kg “të bardhë” në plazh, australiani e dorëzon në polici

schedule20:43 - 17 Tetor, 2022

schedule 20:43 - 17 Tetor, 2022

Një burrë gjeti një pako kokainë me një vlerë prej 150.000 dollarë në plazhin Daytona në Florida.

Ai njoftoi Agjentët e Policisë pasi konstatoi drogën.

Kokaina u gjet brenda një pako me pamje të dyshimtë, siç u zbulua në Twitter më 15 tetor nga shefi i sektorit të patrullimit të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të Miami, agjenti Ëalter N. Slosar.

Ai shpjegoi se pas zbulimit, sasia e madhe e drogës u sekuestrua nga kontrolli kufitar. Kjo nuk është hera e parë që sasi të mëdha kokaine dalin kohët e fundit në plazhet e Floridës.

Më 10 tetor, agjenti Slosar tha se 30 kg kokainë u kapën në plazh në qarkun Brevard, direkt në jug të Volusia.

Në fund të korrikut, Zyra e Sherifit të Qarkut Monroe u njoftua për një pako të asaj që dyshohej të ishte kokainë midis Mangrove në Tavernier në Florida Keys. Pakoja peshonte 72 kilogramë.

Vetëm pak ditë më vonë, përsëri në Florida Keys, Slosar njoftoi sekuestrimin e 54 kilogramëve të tjerë kokainë, shkruan Daily Mail. 

Vetëm pak ditë më vonë, përsëri në Florida Keys, Slosar njoftoi sekuestrimin e 54 kilogramëve kokainë.

Së bashku, droga e kapur së fundmi vlerësohet të jetë rreth 2 milionë dollarë.

Të dhënat e publikuara nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së tregojnë se Sektori i saj në Miami ka sekuestruar gjithsej 256 kg kokainë këtë vit nga janari deri në shtator.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!