Gjëma e Lidhjes së Shkrimtarëve/ Bashkimi Kuçuku: Çdo cep i Lidhjes, survejohej me çimka

schedule14:07 - 25 Prill, 2025

schedule 14:07 - 25 Prill, 2025

Lidhja e Shkrimtarëve ishte banesa e parë në Tiranë për Bashkim Kuçukun, ku jo vetëm punoi, por edhe jetoi brenda saj për 3 vite. Në një rrëfim në Pas Mesnatë, ndërsa kujton vitet e kaluara atje, Kuçuku tregon se cdo cep i Lidhjes ishte i survejuar me çimka.

“Kur hyra brenda Lidhjes së Shkrimtare që punoja atje, nuk më pëlqente fare sepse ishte kthyer në administratë. Atje kishte figura që drejtonin sektorë të ndryshëm. Lidhja e Shkrimtarëve ishte qendër e artit e letërsisë sic kishte emërtimin por ishte edhe një lloj administrate. Lidhja ishte një institucion shtetëror, ideologjik dhe I varur nga institucione të tjera. Ata në Lidhje i jepnin porosi, që atëherë kishte vlerën e urdhrit dhe është përdorur edhe në mënyrë legale, por edhe në mënyra të tjera. Mos themi që atje të gjithë survejoheshin dhe këtë nuk e kishte në dorë Lidhja e Shkrimtarëve.

Nuk po hy në hollësi, shumë vite më parë, por unë nuk i dija këto gjëra, aty kishte cimka. Kam patur rast, por qëlloi që aty në korridor, gjeta një cimke nuk po hyj nga mënyra si e kapa se unë kisha celësat e Lidhjes, flija në Lidhje dhe kisha celësin hyja si në shtëpinë time dhe në një orë që nuk ishte askush brenda vec meje, në korridor dëgjoj një njeri. Pastaj e mora vesh se e pash ku ishte dhe ai ishte sigurims dhe dilte nga zyra e Dritëro Agollit. Përse hynte ai atje kur s’kishte asnjë njeri dhe si hynte? Nuk po zgjatem.

Flija në Lidhjen e Shkrimtare asokohe sepse nuk kisha shtëpi më kishin krijuar një dhomë kryesia e Lidhjes lart në papafingo dhe aty punoja, aty flija. Kam qëndruar atje për tre vite. E kam kuptuar vonë për ekzistencën e cimkave. Ai u soll mirë me mua, në fillim u tremba më pas e shihja ishte I pranishëm, më pas e kuptova se ishte i përhershëm aty në kafetë mes shkrimtarëve dhe artistëve, ishte sigurims,” rrëfen ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!