Gjelbrim Taipi në Superiore, Skënderbeu merkato në Afrikë dhe Suedi

schedule08:16 - 2 Tetor, 2020

schedule 08:16 - 2 Tetor, 2020

“Qëndroni në gatishmëri”, shkruan Kukësi, që pritet që të nënshkruajë me dy futbollistë ditën e sotme. Njëri është mesfushori Gjelbrim Taipi, i cili është lojtar i lirë dhe disa herë ka qenë në bisedime me verilindorët në të shkuarën.

Më parë nuk është gjetur gjuha e përbashkët dhe tani duket se është momenti i duhur për Taipin të provojë Superioren pas eksperiencave të ndryshme në Zvicër. Trajneri Skënder Gega e njeh mesfushorin, pasi e ka pasur nën urdhra te Shqipëria U21 kur ai luante për Shkëndijën.

 

Skedat e afrimeve te fundit te Skenderbeu, botuar në “Panorama Sport”

SKËNDERBEU – Edhe në Korçë po tentojnë të përforcohen në limite. Në miqësoren e fundit në fushë ishte edhe mbrojtësi Mërgim Shala, ndërkohë që në numrin e sotëm të “Panorama Sport” raportohet se edhe dy ganezë janë gati për trajnerin Julian Ahmataj.

Bëhet fjalë për Denis Dovuna, i cili luan si mesfushor qendre, dhe sulmuesin Samuel Armah. Të dy pritet të regjistrohen si pjesë e ekipit, pasi FIFA t’i lejojë korçarët për të bërë merkato. Skënderbeu e ka gjetur marrëveshjen me Kabba Sambou, i cili pret të marrë 90 mijë eurot që klubi i Superiores i detyrohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!