Analisti Agron Gjekamarkaj mbrëmjen e kësaj të hënë ne emisionin Log. në ABC ka komentuar menaxhimin e situatës pandemie nga qeveria.
Ai ka Ironizuar duke theksuar se sot që shifrat janë të larta qeveria është dorëzuar dhe nuk di çfarë të bëjë ndërsa në mars ku kishim vetëm 12 raste nxori tanket e ushtrisë për të vrarë virusin.
“Kanë sjellë dy qese me vaksina dhe e ka lënë në rrjedhe të lirë infeksionet. Njëherë u shfaqën me tanket e ushtri për të vrarë virusin meqë kishte 12 të infektuar. S’po sjell vaksinën, kanë sjellë një mijë vaksina ndërkohë që dhe 50 mijë vaksina janë pak, hapin debat për vaksinat në Gjermani dhe Francë, për debatet për kartën e vaksinës, nuk ka më kontrolle tek tuk në rrugë ndonjë polic që gjobit një person që e gjen pa maska”, ka thënë Gjekmarkaj.
Gjithashtu ai është përplasur me numrin dy të PS-së Taulant Ballën, ku ka theksuar se sistemi i tyre shëndetësor ka dështuar dhe simbol tashmë është “Tire Alleshverishi” i Covid 2.
Pjesë nga debati:
Agron Gjekmarkaj: Tire Alleshverishi është simboli i menaxhimit të kësaj situate, tirja është simboli juaj i menaxhimit të kësaj situate.
Taulant Balla: Menaxhimi lidhet me kapacitetin e spitaleve që shkojnë për tu shëruar në spitale
Agron Gjekmarkaj : E ke gabim njerëzit kurohen në shtëpi
Taulant Balla: E ke gabim,
Agron Gjekmarkaj: Kur shkojnë në spital i pret Tirja
Taulant Balla: Po hidhni poshtë gjithë atë trupë e nderuar mjekësh dhe infermierësh janë në ndihmë të pacientëve. Si mund të krahasoni Najadën dhe Tritanin me këto.
Agron Gjekmarkaj: Mos abuzoni me 5-6 emra se po i fyeni dhe po i përdorni si koka dashi, mos i përdorni si mbulon Najada dhe Tritani krizën në sistemin. Ka korrupsion sistemi./abcnews.al