Kryeministri Edi Rama tha se ndryshime, përtej ministrive, do të kenë dhe institucionet. Për këtë Rama tha se gjatë mandatit të 4 qeverisës, do të ketë reformë zgjedhore, territoriale dhe ndryshime kushtetuese, ku e ftuar do të jetë dhe opozita.
Në 7 komisionet parlamentare që do të drejtojë mazhoranca, këtë legjislaturë, nuk do të bëjë përjashtim komisioni i dikurshëm i intergrimit europian. Ai tashmë emerohet si komisioni për punët e Europës dhe do të drejtohet nga maxhoranca.
Rama garantoi se asnjë ndryshim kushtetues apo ndryshim në reformën në drejtësi, nuk do të ndodhë pa dakordësinë partnerëve europian.
Komisioni për ekonominë punësimin dhe financat, qëllimi sjellja e politikave të punësimit, si përbërje organike e gjithë mekanizmit të ekonomisë. Sygjerohet ta drejtojë shumica parlamentare
Komisioni për cështjet ligjore dhe administratën publike, për ligje të standardit europian. Përmes këtij komisioni kuvendi kujdes për hapat ligjore për reformën e adminsitratës publike. Sygjerohet ta drejtojë shumica parlamentare
Komisioni për cështjet e brendshme dhe mbrojtjen. Teksa përgatitemi për të qenë pjesë e hapsirës europiane, mbështesë forcimin e kapaciteteve të sigurisë, si edhe bashkëpunimin me partnerët Sygjerohet ta drejtojë shumica parlamentare
Komisioni për edukimin shkencën dhe sportet, vjen në vijim të rritjes së vëmendjes ndaj shkencës. Sygjerohet ta drejtojë opozita.
Komisioni për Shendetësinë dhe Mirëqenien Sociale Sygjerohet ta drejtojë opozita.
Komisioni për Burime natyrore infrastrukturen dhe zhvillimin e qendrueshëm – Sygjerohet ta drejtojë opozita.
Emërtesa është faktikisht një bashkim, një sintezë e asaj se si këto fusha janë të ndërthurura në anëtarësimin në BE. Turizmi dhe bujqësia kanë më shumë, edhe për një dekadë tjetër, për standardet e BE. Por, kjo rrugë e përpjetë kalon që tani. Shqipëria 2030, do të pranojë kartën e të drejtave të BE. Komisioni i ri ka një veçanti, Komisioni për t3drejtat e njeriut dhe mjetet e informimit publik, e cila lidhet me të gjitha tiparet e BE, mediat online kanë një rol të veçantë. Ky komision do i lihet opozitës.
Vendi ynë do të hyjë më shpejt më zinxhirin e BE më shpejt se sa të hyjë në BE. Komisioni për bujqësinë, ushqimin dhe zhvillimin rural do të kujdeset për mbështetjen e fermerëve, komisioni do të drejtohet nga shumica parlamentare. Komisioni për Kulturën, gjatë këtij mandati di të rrisim mandatin për Shqipërinë kulturore. Në rrugën e 11 majit shqiptarët jashtë atdheut na mësuan shumë për pritshmëritë e tyre, tashmë edhe si votues ata meritojnë një angazhim më të madh.
Drejtimi i komisioni për kulturën, turizmin dhe diasporën do i besohet opozitës. Komisioni për Europën dhe Politikën e Jashtme, do të shqyrtojë si një flirt i vetëm statusin në sferën ndërkombëtarë. Bashkimi në një i Europës dhe punëve të jashtme, konsolidon qëllimet tona si vend. Ky komision sugjerohet ta drejtojë shumica parlamentare.
Komisioni për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe nismat institucionale vjen si ide i eksploruar me një komision të përkohshëm. E vendosim parlamentin në kushtet ku duhet të kujdeset për zërin e qytetarëve dhe bashkëpunimin institucional. Një ekip i përhershëm deputetësh adreson problematikat e qytetarëve. Ky komision do të jetë një adresë për nismat e ndryshme. Duke krijuar fleksibilitet për të mos kthyer mbrapsht qytetarët. Ky komision do të mbushë një boshllëk të vjetër dhe shumë të dëmshëm. Këtë kmision sugjerohet që ta drejtojë shumica parlamentare./abcnews.al

