Një natë para dasmës së tyre përrallore, Princi Charles i bëri një rrëfim tronditës Princeshës Diana.
Penny Thornton, një astrologe e konsultuar nga Diana, shprehu mendimin e saj mbi zbulimin e pabesueshëm të bërë përmes dokumentarit të ri ITV “Intervista Diana: Hakmarrja e një Princeshe” që u transmetua në BBC.
“Një nga gjërat më tronditëse që Diana më tha ishte se natën para dasmës së tyre, Charles i tha asaj se nuk e donte. Unë mendoj se Charles nuk donte të vazhdonte martesën mbi një bazë të mbushur me gënjeshtra. Ai donte ta sqaronte atë dhe ishte katastrofike për të. Ai nuk donte të martohej në atë moment, ai po mendonte të mos shkonte”, tha Thornton.
Në intervistën e lartpërmendur me Martin Bashir, Princesha Diana pranoi se të dy kishin një lidhje jashtëmartesore gjatë martesës së tyre.
Megjithatë, kohët e fundit BBC ka hetuar nëse Diana u detyrua t’i jepte këtë intervistë Bashirit për shkak të dokumenteve të falsifikuara që ai i paraqiti asaj./abcnews.al