Gjatësia e flokëve tregon shumë rreth personalitetit tuaj

schedule11:35 - 24 Korrik, 2020

schedule 11:35 - 24 Korrik, 2020

Gjatësia e flokëve përcakton pika të rëndësishme për personalitetin tonë.

Studime të ndryshme tregojnë që disa karakteristika të fizikut tonë zbulojnë një pjesë të sjelljes dhe karakterit tonë. Edhe flokët janë një nga këto elementë, ku në varësi të stilit që ne mbajmë tregojnë disa cilësi.

Flokë të shkurtër

Jeni një person i qetë, shumë i shoqërueshëm dhe i pjekur. E keni të lehtë të bëni miqësi të sinqerta dhe afatgjata. E keqja juaj është se nëse keni shumë energji të mirë, ndonjëherë veproni pa menduar, por në fund kërkoni zgjidhjen më të përshtatshme.

Flokë të stilit ‘Bob’

Jeni një person i ndershëm dhe i thjeshtë, i cili tregon të vërtetën pa marrë parasysh sa e vështirë është. Mendoni shpejt dhe dini si të përqendroheni. Ju e urreni rutinën dhe ju pëlqen gjithmonë të eksperimentoni me gjëra të reja në të gjitha fushat.

Flokë me gjatësi të mesme

Jeni i kënaqur me pamjen tuaj dhe nuk keni komplekse. Ju keni një aftësi të jashtëzakonshme për të filluar një bisedë interesante. Të tjerët tërhiqen nga bukuria juaj natyrore, edhe nëse nuk e pranoni. Gjithashtu ju pëlqejnë sfidat dhe projektet e reja.

Flokë të gjatë

Jeni një person që doni romancën dhe mezi prisni princin e kaltër. Ju nuk po kërkoni marrëdhënie të shkurtra, sepse dashuria juaj njeh vetëm kohë të gjata si flokët tuaj. Ju jeni një person krijues, por ndonjëherë keni aq shumë ide sa nuk dini nga filloni, në këtë mënyrë duhet të mësoni të jeni më të organizuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!