Përveç takimeve zyrtare, me krerët më të lartë të shtetit rus, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka gjetur kohë dhe për t’u argëtuar gjatë vizitës në Rusi.
Në pamjet e publikuara në televizionin shtetëror, shfaqet Kim duke vizituar akuariumit më të madh të Rusisë, që është i vendosur në Primorsky. Kim ndoqi nga afër spektaklin e disa lopëve deti, i shoqëruar nga forca të shumta sigurie.
Kim dhe Putin u takuan të mërkurën dhe ranë dakord që Koreja e Veriut të ndihmojë me municione Rusinë, teksa kjo e fundit do të dërgojë ushqime dhe teknologji për programin bërthamor të Penianit.
Më herët, kreu i Kremlinit pranoi dhe ftesën e Kim Jong Un për të vizituar Korenë e Veriut, vizitë që mendohet se do të realizohet shumë shpejt.
Kim u prit ngrohtësisht nga Putin në qendrën hapësinore Vostochny në lindjen e largët të Rusisë.
/abcnews.al