Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjata nxjerr dy emra të njohur: Pse paketa “Anti-KÇK” e Ramës nuk i godet këta?

schedule12:09 - 4 Shkurt, 2020

schedule 12:09 - 4 Shkurt, 2020

Partia Demokratike reagoi sërish ndaj aksionit “Anti-KÇK” të Policisë së Shtetit duke theksuar se kemi të bëjmë vetëm me propagandë.

Përmes një deklarate për mediat, Sekretari për Ccështjet Ligjore të PD-së, Çlirim Gjata theksoi se nëse do ta kishin seriozisht këtë paketë, Rama dhe policia do të godisnin Saimir Tahirin dhe Edmond Begon.

“Saimir Tahiri është subjekti ideal për këtë paketë. Ai akuzohet për trafik droge, hap biznese, bënë jetë luksoze me rrogë shteti dhe bën lobingje të shtrenjta në SHBA”, tha Gjata duke theksuar gjithashtu se policia gjithashtu nuk është se ka goditur një tjetër element, anëtar i bandës së Lushnjes, siç është Edmond Bego.

Zyrtari i PD theksoi se kjo nismë e policisë është thjesht propagandë dhe se shqiptarët nuk e bësojnë atë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!