I ftuar në studion e Abcnews me Mirela Milorin, konsulenti ligjor i PD, Çlimim Gjata nuk u kursye as me ndërkombëtarët.
“Sa herë dëgjoj ndërkombëtarët më vjen të iki me vrap. A bërtitën me të madhe kur thonë meritojmë të hyjmë në BE, a nuk ishin këta me Mogherinin, me Vlahutin me Hahn, me Drakula, që thanë do hyjmë në BE ku e sheh BE-në e këtyre”, tha Gjata.
Më tej ai u ndal edhe tek çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
“Pse e lejojnë shkeljen se është përgjegjësi e tyre. Me këto nene që bëjnë e lanë vendin dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese. Jemi në kushtet ku Gjykata Kushteuese po krijohet me shkelje”, tha ai.
Ndërkohë i pyetur nga moderatorja nëse presidenti mund të mos lejojë betimin e anëtarëve të emëruar nga Kuvendi, Gjata u shpreh: “Kushtetuta thotë që fillon puna vetëm pasi bëhet betimi te presidenti. A do i pranojë apo jo presidenti këtë e di ai, ne nuk ndërhyjmë”, tha Gjata, ndërsa e mbylli fjalëj e tij sërish me një mesazh për ndërkombëtarët.
“Këta ndërkombëtarët bëjnë deklarata, por nuk mbajnë përgjegjësinë. Kush na jep garanci që kjo drejtësi që del nga kjo reformë do vërë vërtet drejtësi”, përfundoi Gjata./abcnews.al