Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjata: Kam humbur besimin tek instuticionet e shtetit

schedule21:32 - 9 Tetor, 2018

schedule 21:32 - 9 Tetor, 2018

Në pjesën e dytë të emisionit “Provokacija” u diskutua rasti “Babalja”. Zhvillimet e reja nga audiopërgjimi në një intervistë me juristin Çlirim Gjata.

 

Gjata tregoi se nuk u befasua nga vendimi dhe se sipas tij diçka nuk ndryshon “vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar në lidhje me mafian, drogën etj.”

Gjata shprehu mendimin se për shkak të kësaj situate Xhafaj nuk duhet të jetë ministër pasi humbet besueshmëria.

“Unë mendoj se z.Rama ishte ai që e publikoi më më shumë se sa duhet dhe i hodhi benzinë zjarrit që po shuhej. Rrugët e politikës janë të mistershme.”

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, juristi thotë:

“Nuk përmendi një fakt kryeministri që mua më ka bërë shumë përshtypje, ai djali i atij deputetit që u arrestua për gjëra ordinere, në shpejtësi i rrethuar nga policët thotë “do ta shohë Lulzim Basha” në votime. Kjo tregon se ai djalë është edukuar me frymë se zgjedhjet i fitojme “ne” dhe nuk ka Zot që na lëviz. Kjo duhet ti binte në sy Ramës.”

Në lidhje me Vetingun Gjata bëri një analizë të shkurtër duke treguar se : KPK ka bërë 57 çështje për 7 muaj dhe vetëm 6 KPA.

“Kjo mund të çojë për 2 vjet nga sot mosformimin e KLP KLGJ.”

Juristi Gjata tregoi se gjithçka do ti lihet kohës dhe se ai ka humbur besimin tek instuiticionet e shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!