Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjata i përgjigjet Ballës: Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin të qartë

schedule11:57 - 1 Shkurt, 2020

schedule 11:57 - 1 Shkurt, 2020

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla,  lidhur me tryezën e Reformës Zgjedhore.

Më herët Balla e hodhi poshtë deklaratën e Bashës dhënë nga kryedemokrati në Abc News se marëvshja do të sjellë zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë, përmes një mesazhi në “Facebook”, Gjata shkruan se prej ditësh eksponentë socialistë, që duhet të japin llogari për shitblerje votash, flasin për zgjedhjet.

Sipas tij, tryeza e Reformës Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjendë me saktësi.

Reagimi i plotë:

Prej ditësh eksponentë socialistë, më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë per zgjedhjet.

Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjende me saktësi.

Reforma elektorale është një hap i rendesishem për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota.

Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasoje e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja menyre per te rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!