Klaus Gjasula u aktivizua titullar në duelin ndaj Izraelit ku Shqipëria u mposht me rezultatin 2-1.
Në prononcimin pas ndeshjes, mesfushori analizoi këtë duel duke u shprehur:
“Ndeshja kishte shumë faze. Në disa faza ishim më mirë ne, në disa ata. Është e vështirë të thuash pse ndodhi kështu. Ne bëmë gabime, ata nuk bënë, prandaj e humbëm ndeshjen. Po të kishim fatin me vete do kishim fituar, por nuk është vetëm fati. Duhet të japim secili maksimumin. Atëherë do ia dalim”, u shpreh Gjasula.