Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjashtë vite pas zjarrit shkatërrues, Franca rihap zyrtarisht kullat e “Notre Dame”

schedule09:06 - 20 Shtator, 2025

schedule 09:06 - 20 Shtator, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron inauguroi zyrtarisht rihapjen e kullave veriore dhe jugore të katedrales ikonike, pothuajse gjashtë vjet pas zjarrit që shkatërroi ndërtesën.

Kullat e Notre Dame de Paris pritet të hapen zyrtarisht për publikun, të shtunën, më 20 shtator.

Ndërsa Katedralja e Notre Dame u hap zyrtarisht në fund të vitit të kaluar, kur liderët botërorë u mblodhën më 7 dhjetor 2024, për ceremoninë e shenjtërimit të katedrales ikonike, pesë vjet pas flakëve që e shkatërruan atë.

Në ceremoni morën pjesë 1,500 të ftuar zyrtarë, përfshirë Zonjën e Parë të SHBA-së, Jill Biden, Donald Trump, Elon Musk, Princin William, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Katedralja, një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës gotike në zemër të kryeqytetit francez, daton rreth vitit 1260 pas Krishtit dhe ka qëndruar në këmbë për më shumë se 850 vjet, duke mirëpritur më shumë vizitorë sesa Kulla Eiffel ose Luvri.

Përpara zjarrit, Notre Dame de Paris kishte më shumë se 13 milionë turistë nga e gjithë bota çdo vit.

Rindërtimi kërkoi 1,200 pemë lisi të prera nga pyjet në të gjithë Francën për të zëvendësuar kornizën prej druri të çatisë, si dhe pjesëmarrjen e 1,000 punëtorëve në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!