Gjashtë viktima nga uragani Beryl, pothuajse i gjithë ishulli i rrafshuar

schedule10:41 - 3 Korrik, 2024

schedule 10:41 - 3 Korrik, 2024

Gati çdo ndërtesë në Union Island pjesë e Shën Vincentit dhe Grenadineve, është rrafshuar ose dëmtuar rëndë.

“Union Island është në një gjendje të tmerrshme pas uraganit Beryl. Momentalisht, pothuajse i gjithë ishulli është i pastrehë.

Vështirë se ka ndonjë ndërtesë që nuk është prekur. Shtëpitë janë rrafshuar, rrugët janë bllokuar, shtyllat e energjisë elektrike janë shembur”, thanë autoritetet vendase.

Një banor vendas që përjetoi edhe urganin Ivan të vitit 2004, tha se Beryl është i një niveli krejt tjetër.

“90% e ishullit është shkatërruar”, tha ai.

Në një fjalim të fundit, kryeministri i Shën Vincentit dhe Grenadineve, Ralph Gonsalves, deklaroi se uragani Beryl ka lënë pas shkatërrime, dëme të jashtëzakonshne, dhimbje dhe vuajtje për të gjithë kombin.

Ai gjithashtu premtoi se do të reagojë sa më shpejt që të jetë e mundur për të trajtuar listën e gjatë të problemeve madhore, duke nisur së pari nga strehimi i mijëra njerëzve që kanë mbetur në qiell të hapur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!